Viti 2026 pritet të sjellë vendimin për katër liderët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020.
Hulumtuesja Nevenka Tromp dhe Avokati i Popullit i Kosovës, Naim Qelaj, kanë shprehur shqetësime për efikasitetin dhe trajtimin e të akuzuarve nga Gjykata Speciale, duke përfshirë moslejen e lirimit përkohësisht për arsye humanitare.
Derisa dy të akuzuar të tjerë janë dënuar, rasti i katër liderëve të UÇK-së mbetet i pazgjidhur, dhe vendimi pritet të ketë pasoja të rëndësishme për institucionet e Kosovës. Dhomat e Specializuara funksionojnë me personel ndërkombëtar në Hagë dhe financohen kryesisht nga Bashkimi Evropian.




