Avokati Besnik Berisha ka kritikuar ashpër vendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, ku një të pandehur u kthye në qeli, pavarësisht kërkesës për masë alternative.
Ai e konsideron këtë si “shkelje të rëndë ligjore dhe kushtetuese” dhe abuzim me pushtetin gjyqësor, duke theksuar se cenon procesin ligjor dhe sigurinë juridike të qytetarëve.
Berisha nënvizon se heshtja përballë këtyre shkeljeve nuk është neutralitet, por pranim i padrejtësisë.




