Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratës së deputetit Besian Mustafa, i cili tha se LDK ka gabuar kur e ka votuar Hashim Thaçin për president.
Abdixhiku e ka quajtur Mustafën “politikan shembullor” dhe ka thënë se LDK nuk frikësohet nga, siç i quajti ai, sulmet e paguara dhe portalet mercenare.
Ai theksoi se partia mbetet e bashkuar, e fortë nga brenda dhe se do t’u përgjigjet kritikave me punë, program dhe besim te qytetarët.




