Golden Eagle Ylli regjistroi një fitore të vlefshme ndaj Rahoveci 029, duke mbyllur ndeshjen e javës së 14-të të ProCredit Superligës me rezultat 94:80.
Ndeshja nisi e barabartë, por vendasit dominuan që në çerekun e parë (22:16) dhe shkuan në pushim me avantazh të madh 53:32. Rahoveci reagoi në pjesën e dytë, duke ngushtuar diferencën në 78:77, por Golden Eagle Ylli tregoi qetësi në momentet vendimtare dhe siguruan fitoren.
Te vendasit spikati Brandon Huffman me 25 pikë dhe 10 kërcime, ndërsa te mysafirët u dallua Isiah Umipig me 24 pikë.
Tani të dy skuadrat kanë bilanc të barabartë: 5 fitore dhe 9 humbje.




