Lajm:
Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar lidhur me zjarrin që goditi fabrikën e Comodita Home në Gjakovë, duke theksuar se ky incident përbën një humbje të madhe për ekonominë lokale dhe të gjithë vendin.
OEK i bën thirrje Qeverisë së Kosovës të ofrojë mbështetje institucionale dhe financiare, për të lehtësuar rikuperimin e kompanisë Devolli Group dhe vazhdimin e aktivitetit të saj afarist.
“Qëndrojmë pranë Comodita dhe Devolli Group dhe jemi të bindur se kompania do të tejkalojë këtë situatë të vështirë dhe do të vazhdojë të kontribuojë fuqishëm në zhvillimin ekonomik të vendit”, thuhet në komunikatën e OEK-ut.




