FIFA ka njoftuar se në Kampionatin Botëror do të përdorë inteligjencën artificiale për të rritur saktësinë e gjykimit të pozicionit jashtë loje, përmes teknologjisë gjysmëautomatike.
Përmes bashkëpunimit me Lenovon, çdo futbollist do të skanohet për të krijuar një model 3D, duke mundësuar gjurmimin e lëvizjeve edhe kur pamja mbulohet nga lojtarë të tjerë.
Teknologjia është testuar gjatë Kupës Interkontinentale, në ndeshjen Flamengos – Pyramids, ku rezultatet kanë qenë të suksesshme. Sipas FIFA-s, ky sistem do të përmirësojë ndjeshëm vendimet për pozicionin jashtë loje.




