Reshjet e mëdha të shiut dhe përmbytjet shkaktuan shtyrjen e gjysmëvjetorit të dytë të mësimit në shkollat e Kosovës. Procesi mësimor pritet të rinisë nesër, përveç në Fushë Kosovë dhe Malishevë.
Kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj, tha për Klan Kosova se më mirë do të ishte që mësimi të shtyhej edhe për disa ditë për shkak të temperaturave tejet të ulëta dhe problemeve me ngrohjen në disa shkolla. Ai shtoi se drejtoritë arsimore do të analizojnë situatën dhe mësimi do të fillojë kur të krijohen kushtet e sigurta për nxënësit dhe stafin.




