Pesë pompistë kujdestarë të Ndërmarrjes “Trepça” mbetën për rreth 8–9 orë brenda minierës për shkak të problemeve teknike me furnizimin me energji elektrike.
Kryesindikalisti Ibrahim Jonuzi bëri të ditur se punëtorët dolën të gjithë të sigurt dhe gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, pa raportuar ndonjë incident.




