Lajmi:
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtorin Albnor Mullabazi, vizituan familjen Mullabazi, të cilëve dje iu shemb dheu dhe u rrëzua muri, duke shkaktuar rrezik dhe dëme materiale.
Latifi dhe Mullabazi u siguruan për mbështetje dhe ndihmë të menjëhershme për familjen e prekur dhe konfirmuan se do të ndërmerren masat për sanimin e situatës.




