Zemaj përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se tashmë në vendin tonë po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar.
Postimi i tij I plotë:
Po jetojmë nën një pushtet autokratik dhe të korruptuar!
▪️ E ndalin buxhetin për RTK-n, sepse nuk e duan median e pavarur.
▪️ E bllokojnë KQZ-në, sepse kanë frikë nga zgjedhjet e lira.
▪️ U bllokojnë buxhetin komunave që s’janë të VV-së, sepse duan të ndëshkojnë qytetarët për bindjet e tyre politike.
▪️ Ju ndërpresin energjinë bizneseve, duke shkatërruar ekonominë dhe duke varfëruar qytetarin.
Por ajo që nuk e ndalin kurrë, janë tenderët njëburimor dhe sekret “nën tavolinë”!
Kjo nuk është as qeverisje në detyrë, është hakmarrje politike dhe kapje e shtetit!




