Për shkak të përmbytjeve dhe kushteve të vështira atmosferike, disa komuna në Kosovë kanë shtyrë rifillimin e mësimit për gjysmëvjetorin e dytë.
Malisheva do ta nisë mësimin më 14 janar, Drenasi deri të mërkurën, ndërsa Fushë Kosova më 19 janar 2026.
Në komunat e tjera mësimi ka nisur, ndërsa Prishtina ka njoftuar se nga nesër procesi mësimor do të zhvillohet në të gjitha shkollat.
Ndërkohë, SBASHK ka kërkuar shtyrje të mëtejme të nisjes së gjysmëvjetorit për shkak të temperaturave të ulëta dhe kushteve jo të përshtatshme në disa shkolla.




