Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka njoftuar se aktualisht nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas të dhënave të fundit, qytetarët po presin deri në 5 minuta për dalje nga Kosova, ndërsa pritjet për hyrje në vend janë nga 1 deri në 5 minuta.
Situata paraqitet e qetë pavarësisht lëvizjeve të mërgimtarëve.




