Procesi mësimor në komunën e Drenasit, i cili duhej të fillonte sot pas pushimit dimëror, është shtyrë deri më 14 janar.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se shtyrja u bë për shkak të mungesës së ujit të pijes, që ka penguar përgatitjen e fëmijëve për shkollë.
Ai gjithashtu njoftoi se disa rrugë në komunë mbeten të vështira për qarkullim pas vërshimeve dhe ngricave të fundit.




