Mesfushori shqiptar Ardon Jashari është shpallur lojtari më i mirë i vitit në Belgjikë, duke fituar “Këpucën e Artë”.
Trofeu i jepet për paraqitjet e tij të shkëlqyera te Club Brugge, para se të transferohej te Milani verën e kaluar.
Jashari mposhti ish-bashkëlojtarët e tij, Christos Tzolis dhe Hans Vanaken, duke grumbulluar pikë vetëm në një raund votimi.
Futbollisti, që përfaqëson Zvicrën, udhëtoi drejt Ostendës për të marrë çmimin dhe shprehu mirënjohjen e tij për pritjen e ngrohtë dhe respektin ndaj Club Brugge, ku u rrit si lojtar dhe si njeri.




