Orët e fundit, rrjetet sociale janë përfshirë nga teori konspirative që akuzojnë banoren Bia Khalifa për rituale të errëta brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Dyshimet e ndjekësve janë nxitur nga tri momente kryesore: një video ku ajo shfaqet duke shpuar me gjilpërë kukullën “Labubu” duke përmendur emrin e Albas, një situatë e mëhershme ku i mbushi këpucët me ujë Tonit – i cili më pas u eliminua – si dhe deklaratat e vetë Albas që shprehet e frikësuar dhe aludon në “sehire”.
Videot po qarkullojnë gjerësisht, duke hapur debat nëse bëhet fjalë për rastësi, supersticion apo strategji frikësimi brenda lojës.




