Një atentat me armë zjarri në orën 02:40 të mëngjesit në lokal “O gyros tou asyrmatou” në Athinë ka lënë të plagosur dy shtetas shqiptarë, babë e bir: Negri Sinovarfaj, 39 vjeç, dhe babai i tij 70-vjeçar.
Autor i ngjarjes hyri në lokal dhe qëlloi të dy personat në këmbë, duke i plagosur me nga një plumb secilin, pastaj u largua me automjet.
Të plagosurit u transportuan në spitalin e Paleo Faliro dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton ngjarjen, duke mos përjashtuar pistën e rivalitetit mes tifozëve, pasi Sinovarfaj është pjesë e një grupimi tifozësh të A.E.K.-ut.




