Në pikën kufitare të Vërmicës, Policia e Kosovës ka kapur një shtetas të Shqipërisë me substanca narkotike.
Pas kontrollit, tek i dyshuari është gjetur një sasi marihuane, e cila është sekuestruar. I riu është shoqëruar për intervistim, por me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.




