SHSKUK ka njoftuar se gjatë vitit 2025 në Shërbimin Klinik të Kardiokirurgjisë në QKUK janë realizuar mbi 400 operime, përfshirë raste elektive dhe emergjente.
Për herë të parë në Kosovë janë kryer edhe ndërhyrje të avancuara si operacioni i harkut të aortës me teknikën Frozen Elephant Trunk, ndërsa janë realizuar edhe 19 operime te fëmijët me defekte të lindura të zemrës, në bashkëpunim me ekspertë ndërkombëtarë.




