Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, vizituan familjen Sadriu për t’i shprehur ngushëllimet pas vdekjes së Ali Sadriut.
Sadriu kishte shërbyer si ministër i Ekonomisë dhe Financave dhe deputet në disa legjislatura.
Në njoftim theksohet se kontributi dhe angazhimi i tij do të kujtohet dhe vlerësohet gjithmonë.




