Avokati Adrian Ibrahimi ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për shfuqizimin e ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Ai tha se shfuqizimi ishte i pritshëm, por theksoi se Gjykata e ka lënë procesin përgjysmë, duke mos shqyrtuar meritat e ligjit dhe dispozitat e tij përmbajtësore.
Ibrahimi paralajmëroi se kjo mund të shkaktojë pasoja në të ardhmen, megjithëse vendimi është marrë për shkak të shkeljeve procedurale.




