Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka arritur ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ku pritet të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për akuzat për korrupsion në rastin e “Rezervave shtetërore”.
Në këtë rast të akuzuar janë gjithashtu Irfan Lipoviça, Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi. Katër të akuzuarit janë të pranishëm në sallën e gjykatës.




