Më 13 janar 2026, rreth orës 00:15, Policia e Kosovës u njoftua për të shtëna me armë në një lokal në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan.
Në vendngjarje u gjetën persona të lënduar, të cilët u dërguan me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës. I dyshuari u arrestua në vend dhe iu sekuestruan një pistoletë Zoraki 9mm, një karikator, nëntë fishekë dhe tri gëzhoja.
Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”.




