Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, kundër ndërhyrjes amerikane në Iran.
Tahiri ka theksuar se lufta në Kosovë u ndal falë ndërhyrjes amerikane, duke shtuar se pa këtë ndërhyrje, sipas saj, OKB-ja nuk do ta kishte ndalur luftën.
Në një postim në Facebook, ajo ka shkruar se pavarësisht rezolutave të Këshillit të Sigurimit, OKB-ja nuk veproi mjaftueshëm, duke e cilësuar këtë si një nga arsyet pse, sipas saj, duhet ndryshuar rendi botëror.




