Ka ndërruar jetë Rexhep Kaçaniku, personalitet i rëndësishëm dhe kontribues i madh i hendbollit kosovar, në moshën 77-vjeçare.
Ai ka qenë kryetar i klubit KH Trepça në periudhat 1981–1985 dhe 2014–2018, duke udhëhequr klubin drejt sukseseve të rëndësishme. Kaçaniku ka dhënë kontribut të madh edhe si gjyqtar dhe delegat ndeshjesh.
Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Edin Kolgeci, i shprehu ngushëllimet familjes së ndjerit, KH Trepçës dhe komunitetit të hendbollit kosovar.




