Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar paraburgim për E.Th., i dënuar në Shqipëri për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh, para se të realizohet ekstradimi drejt këtij vendi.
Sipas njoftimit, E.Th. akuzohet për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, trafikimin e narkotikëve dhe futjen e sendeve të ndaluara në institucionet penale.
Paraburgimi synon të sigurojë prezencën e të dyshuarit deri në përfundimin e procedurave për ekstradim.




