Gjatë shortit të hedhur për Eurovision 2026 është përcaktuar renditja e performuesve. Shqipëria do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale, në pjesën e dytë, me këngëtaren Alis dhe këngën “Nan”.
Eurovisioni mbahet në Vjenë, Austri, më 12 dhe 14 maj, ndërsa finalja është planifikuar për 16 maj. 35 shtete marrin pjesë, ndërsa “Pesëshja e Madhe” dhe nikoqiri Austria kualifikohen automatikisht për finalen.




