Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë nëntorit 2025 është shënuar rritje e ndjeshme në sektorin e transportit ajror krahasuar me nëntorin e vitit 2024.
Sipas ASK-së, janë realizuar 1,055 fluturime, apo 6% më shumë, ndërsa numri i udhëtarëve ka arritur në 336,499, duke shënuar rritje prej 8.1%.
Rritje është shënuar edhe në transportin hekurudhor të udhëtarëve, me 7,331 pasagjerë ose 32.7% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa transport mallrash me hekurudhë nuk ka pasur.




