Gjykata Speciale ka reaguar përmes një postimi në platformën X, duke sqaruar se pranimi i provave nga Prokuroria apo Mbrojtja nuk nënkupton automatikisht peshën apo besueshmërinë e tyre në vendimmarrje.
Sipas Speciales, vlerësimi i provave bëhet gjatë aktgjykimit final, kur trupi gjykues i analizon ato në tërësi.
Gjykata thekson se verdikti nuk mund të bazohet vetëm në prova që nuk janë ballafaquar nga Mbrojtja, duke garantuar kështu një proces të rregullt gjyqësor.




