Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se vetëm nga verifikimi i 33 vendvotimeve janë gjetur mbi 2,200 vota dallim në numërimin e kandidatëve.
Sipas tij, devijimet në disa komuna shkojnë në qindra vota dhe nuk mund të justifikohen si gabime të vogla, por tregojnë problem serioz sistemik.
Cakolli thekson se kjo mund të ndikojë drejtpërdrejt në renditjen e deputetëve dhe fajëson modelin e centralizuar të numërimit, duke kërkuar kalim në numërim digjital.




