KESCO ka njoftuar se po përballet me rritje të madhe të importit të energjisë elektrike dhe me çmime të larta në tregun ndërkombëtar.
Sipas njoftimit, gjatë dy ditëve të fundit rreth 50% e konsumit në Kosovë është mbuluar përmes importit, duke krijuar presion në kostot dhe menaxhimin e furnizimit.
Për këtë arsye, KESCO u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë energjinë, veçanërisht në orët e pikut, për të ulur nevojën për import dhe për të ruajtur stabilitetin e furnizimit me energji elektrike.




