Në vitin 2025, Franca përjetoi për herë të parë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore më shumë vdekje sesa lindje.
Sipas INSEE, vdiqën 651 mijë persona, ndërsa lindën 645 mijë të porsalindur.
Rënia e lindshmërisë dhe plakja e popullsisë tregojnë se edhe Franca po përballet me sfidat e krizës demografike që ndikojnë në financat publike të Evropës.




