Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që në komunën e Suharekës të rinumërohen 9 vendvotime, pas shqyrtimit të parregullsive të evidentuara gjatë numërimit fillestar.
Sipas KQZ-së, ky rinumërim synon të garantojë transparencën, saktësinë dhe integritetin e procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të trajtohet sipas ligjit.
Procesi do të zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, nën mbikëqyrjen e vëzhguesve dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen pas përfundimit të rinumërimit.




