Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në tërë vendin nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Sipas Policisë, janë regjistruar 10 aksidente me të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në trafik janë shqiptuar 2,500 tiketa, ndërsa 20 persona janë arrestuar, prej të cilëve 13 janë dërguar në mbajtje.
Gjatë kësaj periudhe nuk është evidentuar asnjë rast i ndalimit policor për vuajtje dënimi.





