Njësitet policore të Stacionit Policor Qendra, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Kryeqytetit, kanë arrestuar një person të dyshuar për përfshirje në së paku tri raste vjedhjeje në Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari, D.G. (25), pas një pune hetimore dhe operacionale është arrestuar, intervistuar dhe, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë. Hetimet për rastet e vjedhjeve po vazhdojnë.




