Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi për sulme të reja masive nga Rusia, duke theksuar se situata në front dhe brenda vendit po tensionohet.
Ai përmendi përdorimin e raketave balistike, dronëve dhe raketave me rreze të mesme veprimi, të afta për të transportuar armë bërthamore.
Ky zhvillim çoi në një mbledhje të jashtëzakonshme të OKB-së, ku SHBA e konsideroi situatën si “përshkallëzim të rrezikshëm”.




