Një shtetas i Serbisë është arrestuar dje në fshatin Tersava, Leposaviq, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht kufirin Kosovë–Serbi me veturën e tij me targa të Beogradit.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit”.




