Gjykata Themelore në Ferizaj njofton se më 12 shkurt do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj gjashtë të pandehurve të dyshuar për vrasjen e ish-zyrtarit policor, Muhamed Lika.
Pesë prej tyre akuzohen për “vrasje të rëndë”, ndërsa një i pandehur për “dhënie ndihme pas kryerjes së veprës penale”. Gjyqtar i rastit është Ilir Bytyqi.
Aktakuza u ngrit nga Prokuroria Themelore e Ferizajt pas hetimeve dhe sigurimit të provave.




