Stresi ndikon drejtpërdrejt në shëndet dhe mund të shkaktojë disa probleme serioze.
Sipas mjekëve, ndër pasojat më të shpeshta janë: djersitja e shumtë si reagim i trupit ndaj stresit, sindroma e zorrës së irrituar që shoqërohet me dhimbje dhe probleme të tretjes, si dhe pagjumësia, e cila çon në lodhje të vazhdueshme dhe rënie të mirëqenies fizike e mendore.




