Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) priti përfaqësues të BAE Systems dhe Arcus për të diskutuar një projekt trevjeçar të Qeverisë Britanike, i cili synon të përkrahë ZKA-në në fushën e teknologjisë së informacionit dhe rritjen e sigurisë kibernetike.
Projekti përfshin zhvillimin e kapaciteteve për auditimet e TI-së, ndërsa palët do të hartojnë memorandum bashkëpunimi dhe planin e implementimit.




