Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim z. Nuno Queirós, Përfaqësuesin e Përhershëm të UNDP-së në Kosovë, duke vlerësuar angazhimin e tij dhe mbështetjen e organizatës gjatë vërshimeve.
Në takim u diskutuan sfidat e komunës si furnizimi me ujë, ndotja e mjedisit dhe trajtimi i ujërave të zeza, si dhe masat e marra nga komuna për rikuperimin e pasojave, përfshirë rifillimin e mësimit dhe përmirësimin e rrugëve.
Lladrovci falënderoi UNDP-në për praninë dhe gatishmërinë për të adresuar prioritetet e qytetarëve.




