Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, zhvilloi takimin e parë me ambasadoren e re të Estonisë në Kosovë, Karin Anna Maandi.
Gjatë takimit u diskutuan marrëdhëniet bilaterale, siguria dhe integrimi euro-atlantik i Kosovës.
Kurti vlerësoi mbështetjen e Estonisë në fushën e sundimit të ligjit dhe qeverisjes digjitale, dhe falënderoi ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të saj në proceset e anëtarësimit ndërkombëtar të Kosovës.




