Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e nënkryetares së partisë dhe ka kërkuar që njëjtë të veprojnë edhe kryetari Lumir Abdixhiku dhe kryesia e ngushtë e LDK-së.
Vendimi u prezantua në një takim joformal të strukturave drejtuese të partisë, ku Bajrami argumentoi se kryesia ka humbur legjitimitetin pas rezultatit të dobët të LDK-së në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025, ku partia mori vetëm 13.23% të votave, 5 pikë më pak se në zgjedhjet e shkurtit 2025.
Në legjislaturën e dhjetë, LDK-ja do të ketë 15 deputetë, 5 më pak se më parë. Bajrami ka arsyetuar vendimin e saj në një letër të deponuar në parti, por nuk ka dhënë ende deklarata publike. Në zgjedhjet e fundit, ajo ishte e dyta në renditje me 57 mijë vota.
Kështu kanë thënë burime të ndryshme brenda kryesisë së kësaj partie për Kohën.




