Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Besnik Bislimi, mirëpriti ambasadoren e re të Estonisë në Kosovë, Karin Anna Maandi.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet e fuqishme ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha si teknologjia.
Bislimi theksoi objektivin e Kosovës për avancimin në rrugën e integrimit evropian, përfshirë marrjen e statusit të vendit kandidat, si dhe rëndësinë e përparimit në lidhje me Këshillin e Evropës dhe NATO-n.
Takimi konsiderohet një hap i rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimit strategjik.




