Komuna e Obiliqit ka marrë vendim për të mbështetur financiarisht familjet strehuese që kujdesen për fëmijët pa përkujdesje prindërore.
Kryetari Halil Thaçi ka nënshkruar vendimin që këto familje të përfitojnë 350 euro në muaj, me qëllim forcimin e sistemit të kujdesit familjar dhe lehtësimin e barrës financiare.
Thaçi ka theksuar se kujdesi për fëmijët është përgjegjësi institucionale dhe se komuna do të qëndrojë pranë familjeve që kontribuojnë për mirëqenien e shoqërisë.




