Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin William Walker, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut.
Ajo e cilësoi Walkerin si njeriun që në momentet më të errëta të Kosovës e mbrojti të vërtetën, duke theksuar se mirënjohja ndaj tij është e përjetshme dhe se e vërteta e Reçakut nuk duhet të harrohet kurrë.




