Të premten do të zhvillohet seanca tjetër për konstituimin e Kuvendit , e fundit para skadimit të afatit kushtetues.
“Duke qenë se nesër është mundësia e fundit për të konstituuar Kuvendin para afatit të Gjykatës Kushtetuese, Ambasadori Rohde, së bashku me kolegë të tjerë ndërkombëtarë, planifikon të marrë pjesë në seancën në parlament”, ka thënë Ambasada gjermane.




