Njohësi i kibernetikës, Korab Keqekolla, ka ngritur alarmin për rrjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve të Kosovës, duke paralajmëruar për fushata mashtruese që vijnë nga jashtë vendit, kryesisht nga Indonezia dhe Singapori.
Ai tha se persona të paautorizuar kanë qasje në numra telefoni dhe adresa elektronike të kosovarëve, çka paraqet rrezik serioz për sigurinë digjitale.
Sipas Keqekollës, mashtrimet realizohen përmes uebfaqeve të rreme që imitojnë institucione si Posta e Kosovës apo bankat, ndërsa të dhënat e mbledhura dyshohet se rishiten edhe nga brenda Kosovës.
Ai kërkoi hetim urgjent dhe apeloi qytetarët të jenë të kujdesshëm ndaj thirrjeve dhe mesazheve të dyshimta.




