Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Janë regjistruar gjithsej 17 aksidente me të lënduar dhe 52 aksidente me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve në trafik janë shqiptuar 2884 tiketa. Po ashtu, janë arrestuar 22 persona, ndërsa 17 janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit





