Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
PDK kërkonte anulimin e fletëvotimeve të pranuara me postë pas datës 29 dhjetor 2026 dhe rishikimin e rezultatit zgjedhor.
Pas shqyrtimit, Supremja vlerësoi se ankesa ishte e pathemeltë, duke konfirmuar ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së.
Gjykata theksoi se respektimi i afateve ligjore në procesin zgjedhor është i domosdoshëm për përfundimin e tij dhe për të shmangur zvarritjet kohore.




