Federata e Basketbollit e Kosovës shprehu shqetësim dhe dënoi incidentin gjatë ndeshjes së ProCredit Superligës mes KB Vëllaznimi dhe KB Bashkimi në Gjakovë.
Një shishe u hodh nga tribuna dhe goditi ndihmëstrajnerin e Bashkimit, Bledar Gjeqaj, ndërsa dy persona u arrestuan për tentim sulmi.
Policia dhe gjyqtarët ndërhynë për të garantuar sigurinë. FBK paralajmëron sanksione të rrepta ndaj klubit nikoqir dhe thekson zero tolerancë ndaj dhunës në palestra.




